Kthehu

Privatësia dhe kushtet e përdorimit

Përditësuar më 8 tetor 2026

Politika e privatësisë

Kush i përpunon të dhënat

Flota është një shërbim për menaxhimin e automjeteve të një kompanie. Kompania që përdor Flotën (klienti) vendos çfarë të dhënash fut dhe kush ka qasje në to. Ne i ruajmë dhe i përpunojmë këto të dhëna vetëm për t'i ofruar shërbimin klientit.

Çfarë të dhënash ruhen

  • Të dhënat e kompanisë: emri dhe monedha.
  • Përdoruesit: emri, email-i, roli (admin ose agjent) dhe makinat që i janë caktuar secilit.
  • Automjetet: targa, marka, modeli, viti, kilometrat, VIN-i dhe fotoja (nëse shtohet).
  • Regjistrimet: karburanti, shpenzimet, shërbimet e mirëmbajtjes dhe dokumentet me skedarët e tyre (PDF ose foto).
  • Njoftimet në telefon: nëse i aktivizon, ruhet adresa teknike e pajisjes ku dërgohen njoftimet.
  • Regjistri i veprimeve: kush shtoi, ndryshoi ose fshiu diçka dhe kur (e sheh vetëm admini i kompanisë). Ruhet 2 vjet; të dhënat personale të qiramarrësve nuk ruhen aty.
  • Për kompanitë që japin makina me qira: të dhënat e qiramarrësve (emri, telefoni, email-i, shtetësia, numri i pasaportës ose ID-së, numri dhe skadenca e patentës), qiratë (datat, vendet, pagesa, depozita) dhe, kur kompania përdor shtesën «Dorëzim dixhital», fotot e gjendjes së makinës në dalje dhe kthim dhe nënshkrimi i klientit te kontrata.

Flota nuk përdor reklama, nuk ndjek përdoruesit me mjete analitike dhe nuk i shet apo jep të dhënat te palë të treta për qëllime marketingu. Cookie-t përdoren vetëm për të mbajtur përdoruesin të identifikuar.

Ku ruhen

  • Databaza dhe skedarët ruhen te Supabase, në qendrën e të dhënave në Irlandë (Bashkimi Europian).
  • Aplikacioni ekzekutohet te Vercel, në serverë në Dublin (Irlandë).
  • Kopjet rezervë merren çdo natë, enkriptohen (AES-256) para se të ruhen, dhe mbahen për 30 ditë në një hapësirë private te GitHub. Pa çelësin e enkriptimit, kopjet nuk mund të lexohen.

Si mbrohen

  • Çdo lidhje me Flotën është e enkriptuar (HTTPS).
  • Fjalëkalimet nuk ruhen kurrë si tekst. Ruhen vetëm në formë të koduar (hash) që nuk kthehet mbrapsht.
  • Çdo kompani sheh vetëm të dhënat e veta. Ndarja zbatohet nga vetë databaza, jo vetëm nga aplikacioni.
  • Agjentët shohin vetëm makinat që u janë caktuar. Fshirja dhe ndryshimi i të dhënave të kompanisë lejohen vetëm për adminët.
  • Të dhënat e qiramarrësve (pasaporta, patenta, nënshkrimi, fotot) i shohin vetëm adminët e kompanisë që i ka regjistruar, jo agjentët dhe as kompanitë e tjera. Kompania e qirasë mbetet përgjegjëse që t'i mbledhë vetëm sa i duhen për kontratën dhe t'i fshijë kur s'i duhen më.
  • Skedarët e dokumenteve nuk janë publikë: hapen vetëm me lidhje të përkohshme që skadojnë pas një ore.

Kush ka qasje

Qasje kanë përdoruesit e kompanisë sipas rolit të tyre. Ekipi ynë teknik mund t'i shohë ose t'i korrigjojë të dhënat vetëm kur është e nevojshme për mbështetje, për rregullimin e një problemi ose me kërkesë të klientit.

Sa kohë ruhen dhe të drejtat tuaja

Të dhënat ruhen sa kohë llogaria e kompanisë është aktive. Admini mund të shkarkojë në çdo kohë një kopje të plotë të të dhënave të kompanisë (menuja Raportet, ose «Kopja e të dhënave» në planin Personal), me Excel dhe skedarët.

Klienti mund të kërkojë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave. Pas mbylljes së llogarisë, me kërkesë, të dhënat fshihen nga sistemi, ndërsa kopjet rezervë fshihen vetë brenda 30 ditëve.


Kushtet e përdorimit

Llogaria

  • Admini i kompanisë është përgjegjës për përdoruesit që krijon dhe për rolet që u jep.
  • Çdo përdorues e mban fjalëkalimin të fshehtë dhe nuk e ndan me të tjerë.
  • Kur një punonjës largohet, admini e heq nga Flota.

Të dhënat që futni

Klienti është përgjegjës për saktësinë e të dhënave që fut dhe garanton se ka të drejtë t'i ruajë ato (p.sh. dokumentet e automjeteve dhe të dhënat e punonjësve).

Kujtesat dhe afatet

Njoftimet për dokumentet që skadojnë dhe për shërbimet janë ndihmë, jo garanci. Ato varen nga të dhënat e futura dhe nga pajisja e përdoruesit. Rinovimi i dokumenteve dhe kryerja e shërbimeve në kohë mbeten përgjegjësi e klientit.

Periudha e përdorimit dhe kufijtë

Çdo llogari ka një periudhë përdorimi dhe kufij (numri i automjeteve dhe i përdoruesve), sipas marrëveshjes me ne. Kur periudha mbaron, qasja mbyllet përkohësisht, por të dhënat nuk fshihen.

Disponueshmëria

Synojmë që Flota të jetë gjithmonë në punë, por mund të ketë ndërprerje të shkurtra për mirëmbajtje ose për shkak të ofruesve të infrastrukturës. Për çdo problem, na kontaktoni.

Ndryshimet

Këto kushte mund të përditësohen. Data e përditësimit të fundit shfaqet në krye të faqes. Ndryshimet e rëndësishme u njoftohen klientëve.

Pyetje për privatësinë ose për llogarinë?